Kundër votuan 391 deputetë, ndërsa pro 242

Kundër votuan 391 deputetë, ndërsa pro 242

Ligjvënësit britanik, për herë të dytë, kanë votuar kundër marrëveshjes për Brexit-in të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja.

Kundër marrëveshjes votuan 391 deputetë ndërkaq pro ishin 242.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se qeveria e saj, të mërkurën, do të dërgojë një mocion në parlament në mënyrë që ligjvënësit të vendosin nëse do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars pa një marrëveshje.

Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”./REL