Parlamenti Evropian ratifikon marrëveshjen e Brexit-it

Anëtarët e Parlamentit Evropian në shumicë të madhe kanë mbështetur largimin e Britanisë nga BE-ja

Anëtarët e Parlamentit, me 621 vota për dhe 49 kundër, kanë ratifikuar Marrëveshjen e Brexitit.

Shumë nga parlamentarët britanikë kanë deklaruar se shpresojnë që një ditë të kthehen në Bashkimin Evropian, megjithatë euroskeptikët përfshirë këtu udhëheqësin e Partisë për Brexit, Nigel Farage, kanë përdorur fjalimin e tyre për t’u deklaruar kundër BE-së.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian në tetor nuk ishte në dyshim, pasi kishte kaluar lehtësisht në fazën e komitetit javën që shkoi.

Duke nënshkruar konfirmimin e miratimit, presidenti i Parlamentit, David Sassoli deklaroi se me Britaninë më shumë gjëra na bashkojnë sesa që na ndajnë.

“Ju po largoheni nga BE-ja, por gjithmonë do të jeni pjesë e Evropës… Është vështirë t’iu them lamtumirë. Andaj, kolegët e mi, do t’iu them arrivederci”. Deklaroi Sassoli./21Media

Back to top button