100 vota kundër Metës

100 vota kundër Metës

Me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime është votuar pak minuta më parë në Parlamentin e Shqipërisë rezoluta kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Ky votim është një tjetër hap i mazhorancës drejt vendimit për shkarkuar kreun e shtetit.

Rezoluta u votua pas 5 orësh debat nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para deputetëve tha se me vendimin e tij, Ilir Meta, i ka kaluar të gjitha kompetencat ndërsa nuk kurseu as akuzat./21Media