Parlamenti “rrethohet” me tela me gjemba, frika për dhunë e trazira

Protesta e opozitës para parlamentit

Masa të larta sigurie janë marrë nga policia e shtetit për protestën e kësaj të enjte para parlamentit.

Mbi 1 mijë forca janë të angazhuara për t’i bërë ballë trazirave të mundshme dhe tentativës së mbështetesve të opozitës për tu futur në ambientet e parlamentit.

Parlamenti është “rrethuar” me tela me gjëmba, ndërsa brenda oborrit të parlamentit qëndrojnë forcat RENEA dhe FNSH.

Forcat e policisë kanë krijuar një kordon të madh për të mos lejuar protestuesit të futen aty, ndërsa është blinduar edhe një shteg i vogël që lidh Partinë Demokratike me kuvendin nga ku mendohet se mund të tentojnë të futen protestuesit.

Ndonëse vetë opozita pretendon se nuk ka skenare dhune, policia është pajisur me kundra-gaz e po ashtu me këto mjete anti gaz lotsjelles thuhet se janë pajisur edhe disa mbështetes të opozitës dhe gazetare.

Ambulancë dhe autobote me ujë gjithashtu janë vendosur afër godinës së parlamentit.

Ndërkohë janë blinduar edhe institucionet e tjera, sidomos kryeministria dhe kryesia e kuvendit./vizionplus

Back to top button