Parregullsi gjatë votimit në burgje

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka monitoruar procesin e votimit nëpër vendet ku mbahen personat e privuar nga liria

Ekipet e QKRMT të përbërë nga 8 vëzhgues të akredituar, më 11 qershor kanë vëzhguar procesin e votimit në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2017, në vendet ku mbahen personat e privuar nga liria si institucionet korrektuese dhe qendra të shëndetit mendor: Qendra Korrektuese (QK) në Dubravë, Qendra Korrektuese (QK) në Smrekonicë, Burgun e Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc dhe QIRSPK në Shtime.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka bërë të ditur se cilat kanë qenë parregullsitë e evidentuara ku veçohen: Votimi pa dokument identifikimi në QK Dubravë, ku 150 votues kanë votuar pa prezantuar asnjë dokument identifikimi, ashtu sipas parashihet me rregullat zgjedhore.

Votimi pa qenë në listën e votuesve. Në Dubravë 2 votues kanë votuar pa qenë fare në listën e votuesve; Mungesa e shenjave dhe posterëve informues në të gjitha institucionet e monitoruara;

Mungesa e katalogut të kandidatëve në QK Smrekonicë, BSL, QIRSKP. Për mungesën e të cilave ka pasur shumë ankesa nga votuesit të cilët nuk kanë pasur mundësi që të informohen paraprakisht me listat e kandidatëve;

Mungesa e formularëve për ankesa në PZAP;, Mungesa e trajnimeve specifike për votimin në institucione të veçanta. Anëtarët e Ekipit të Votimit në institucione, nuk kanë qenë të përgatitur në nivelin e duhur për procesin e votimit në këto institucione. Stafi i institucionit ku është mbajtur votimi është dashur t’i ndihmojë në rregullimin e vendvotimit dhe bartjen e materialeve; Gjatë gjithë procesit të votimit njëri nga anëtarët e EVI dhe njëri nga oficerët e QK Smrekonicë, kanë pirë duhan brenda vendvotimit; Nj ëri nga anëtarët e EVI në QK Smrekonicë vazhdimisht iu është drejtuar votuesve me fjalë paragjykuese, nëse ata kanë kërkuar informacion ose udhëzime rreth votimit; Nga 3 vendvotimet në QK Dubravë, vetëm njëri prej tyre gjatë tërë kohës ka përdorë sprejin dhe llampën UV për identifimin e votuesve. EVI-të tjera në QK Dubravë janë arsyetuar se ky është institucion specific dhe nuk është e nevojshme të përdoren këto pajisje; Gjithashtu në QIRSKP nuk është përdorë çdo herë spreji dhe llampa UV për identifikimin e votuesve.

Procesi i votimit në institucionet e monitoruara:

1. Monitorimi në QK Dubravë
– Numri i të burgosurve në institucion: mbi 1000
– Numri i të burgosurve në listën e votuesve (me të drejtë vote): 730
– Numri i atyre që kanë votuar më 11 qershor 2017: 536

2. Monitorimi në QK në Smrekonicë
– Numri i të burgosurve në institucion: 107
– Numri i të burgosurve në listën e votuesve (me të drejtë vote): 97
– Numri i atyre që kanë votuar më 11 qershor 2017: 81

3. Monitorimi në Burgun e Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc
– Numri i të burgosurve në institucion: 150
– Numri i të burgosurve në listën e votuesve (me të drejtë vote): 109
– Numri i atyre që kanë votuar më 11 qershor 2017: 45

4. Qendrën Integruese për Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime (QIRSKP)
– Numri i rezidentëve në institucion: 65
– Numri i rezidentëve në listën e votuesve (me të drejtë vote): 54

Back to top button