Persona të paakredituar dhe asistencë gjatë votimit

Persona të paakredituar dhe asistencë gjatë votimit

Vëzhguesi nga DnV-ja, Naser Lajçi ka thënë se votimi në Gjakovë po vazhdon në mënyrë të rregullt, në përjashtim të disa parregullsive që u shënuan në dy qendra të votimit.

Lajçi për RTV21 theksoi se një person i paakredituar është futur në një vendvotim, ai tha se policia ka intervenuar me kohë. Lajçi ka shtuar se nuk dihet se cila ishte detyra apo qëllimi i tij.

Ndërsa, në një vendvotim tjetër në Gjakovë ka pasur edhe asistencë gjatë votimit, gjë që nuk lejohet.

Deri më tani një numër i vogël i qytetarëve kanë dalë për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në Gjakovë ka filluar votimi në kohën e paraparë, por në disa qendra ka pasur edhe vonesa deri në 15 minuta/21Media