Parregullsitë në procesin e zgjedhjeve (liveblog)

Ekipi i RTV21 raporton nga vendi i ngjarjes

Ekipet e RTV21 po qëndrojnë në terren duke mbuluar qendrat kryesore te votimeve në Kosovë.

Deri më tani është raportuar për disa parregullsi në pjesën e Mitrovicës veriore dhe në Prishtinë.

Sipas informacioneve të korrespodentit në Mitrovicë, edhe në pjesën veriore të Mitrovicës ka filluar votimi, por afër qendrave janë pjesëtarë të listës serbe të cilët pengojnë votimin e qytetarëve serb për partitë tjera jashtë listës serbe.

Ndersa, korrespodentja e RTV21 në qendrën e votimit më të madhe në vend në Fakultetin e Filologjisë,  ka treguar se menaxheri i kësaj qendre Demë Ibërdemaj ka konfirmuar se gjithçka ka filluar në rregull. Por sipas informacioneve të gazetarës një qytetar është ankuar se në këtë qendër nuk janë pastruar të gjitha listat dhe ai e ka gjetur emrin e vëllaut të tij të vdekur, por sa i përket kësaj menaxheri i qendre nuk ka konfirmuar asgjë dhe ka thënë se nuk është në dijeni.

Back to top button