Bisedimet për formimin e qeverisë në Itali

Bisedimet për formimin e qeverisë në Itali

Sekretari në detyrë i partisë së qendrës së majtë në Itali, asaj Demokratike, Maurizio Martina ka njoftuar sot planet e partisë për të mbetur pjesë e opozitës në parlamentin e ri.

“Rezultati negativ në zgjedhje nuk na lejon të formulojmë zgjidhje qeveritare që na përfshijnë dhe ne”, tha Martina pas takimit me presidentin Sergio Mattarella, i cili po përpiqet të formojë qeverinë e re pas rezultatit të papërcaktuar të zgjedhjeve të 4 marsit, shkruan rtv21.tv

Në zgjedhje, aleanca e qendrës së djathtë, e përbërë prej Ligës së Djathtë dhe Forca Italias të Silvio Berlusconit fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, për t’u pasuar nga Lëvizja 5 Yjet, dhe Partia Demokratike që u rendit e treta. Gjithsesi asnjë grup nuk mund të qeverisë i vetëm./21Media