Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës bashkohen në një listë për zgjedhjet në Serbi

Cakaj: Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen

Krerët e partive shqiptare në Luginë të Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi.

“Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen. Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare. Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti”, ka shkruar Cakaj në Facebook./21Media

Back to top button