Georgina Rodriguez e veshur nga LS

Georgina Rodriguez e veshur nga LS

Disenjatorja e njohur, Lia Stublla,  për vite me radhë ofron dizajne unike dhe tejet moderne për në tregun shqiptar, por jo vetëm, shkruan rtv21.tv

Kreacionet e Lias, i kemi parë të veshura nga shumë personazhe të njohur jashtë vendin dhe e fundit që ka veshur fustan nga marka LS është e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 13 milionë ndjekës, Georgina Rodriguez ka publikuar një video në të cilën shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të punuar nga disenjatorja kosovare.

 

View this post on Instagram

 

Sencilla 💃🏻😁 en Shanghai con @hismileteeth …💗…✈️🌍 #sweetdreams #travel #love

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Puna e Lia Stubllës, tashmë shihet në mbarë botën duke arritur të krijojë besueshmëri edhe me dërgesat online për femra në çdo vend të cilat e gjetën veten në krijimet e saj./21Media