Foshnja ka ardhur në jetë me lindje cezariane

Foshnja ka ardhur në jetë me lindje cezariane

Një grua që ka përjetuar 13 dështime është bërë më në fund nënë e një vajze. Laura Worsley nga Kenilworth (Angli) ka përfunduar 11 shtatzëni në tremujorin e parë dhe ka humbur dy djemë në javën e 17 dhe 20-të të shtatzënisë. Pas shumë analizave, Laura është diagnostikuar me dy kushte që ndikonin në aftësinë e saj për të pasur fëmijë.

34-vjeçarja ka marrë shumë ilaçe dhe steroide, ndaj ajo dhe bashkëshorti Dave ngjizën fëmijën e 14-të. Dhe pas 9 muajsh kanë mirëpritur në jetë Ivy. “Nuk mund ta besoj që është vajza e ime,”, u shpreh Laura për BBC.

Worsley është diagnostikuar me sindromën antiphospholipid, një gjendje që mund të shkaktojë rritjen e rrezikut për të pasur abort. Gjithashtu, ajo është diagnostikuar me Histiocytic Intervillositis (CHI), i cili bën që trupi të luftojë shtatzëninë.

Por, pas shumë mjekimesh për forcimin e mitrës së saj, Laura dhe Dave kanë arritur të bëhen prindër. Ajo ka përdorur steroide për ‘shtypur’ sistemin imunitar, që mendohet se ka zvogëluar numrin e qelizave “vrasëse” të cilat shkaktonin abortet. Kjo ka bërë që shtatzënia të vazhdojë përtej 24 javëve, duke i dhënë fëmijës një shans më të madh për mbijetesë. Gjithashtu, Laura ka marrë medikamente të tjera për të ndaluar mpiksjen e gjakut dhe kur ishte 30 javëshe i kanë shpërthyer ujërat.

Foshnja Ivy ka ardhur në jetë me lindje cezariane dhe ka peshuar 771 gram. Foshnja ishte vendosur menjëherë nën kujdes intesiv. Laura dhe Dave kanë pritur tri ditë për të mbajtur në krahë foshnjën.

Tani, pas 9 muajsh, Ivy është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në shtëpi, raporton oranews.