Banorët do të zhvendosen

Banorët do të zhvendosen

Ekskavatori i KEK-ut, puna e së cilit ishte ndaluar për më shumë se një vit sonte ka rifilluar punën.

Në mihjen sipërfaqësore të këtij fshati sonte doli edhe vet kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai që nga mbrëmë ka nisur bisedimet me banorët e këtij fshati të cilët nuk kanë lejuar nxjerrjen e thëngjillit pa u plotësuar kërkesat e tyre, shpronësimin dhe punësimin e nga një anëtari të familjes në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Për kryeministrin Haradinaj ky është një lajm i mirë që i ka ndodhë vendit.

Ai në një konferencë mbajtur krejt afër ekskavatorit të madh tha se me arritjen e kësaj marrëveshje dhe punën që ka filluar në këtë mihje Kosovës i siguron thëngjill të mjaftueshëm.

“Pas konsultave që kemi pasur me banorët edhe të Shipitullë dhe Hades, menaxhmentin e KEK-ut Minsitrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Ambientit kemi ardhur deri te zgjidhja, ekskavatorët e KEK-ut kanë filluar punë, ka mbetur edhe pak kohë dhe vështirësohet puna, po besoj ende jemi në kohë që mos të ndalet puna prodhimi i energjisë në blloqe sikurse të ishim vonuar mos me ndodhë kjo nisje dhe sikur të ndodhë ndalja e prodhimit Kosova do të humbte 500 mijë euro në ditë.. pra kemi qenë afër një situate që do të na kushtonte shumë. Na kanë thanë që ky ekskavator nuk ka punuar qe 14 muaj. Ne mendojmë që do t’i zam kohët e humbura dhe furnizimi me energji në këtë dimër do të jetë në nivel”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se si model për zhvendosje e kanë marrë modelin e banorëve të lagjes Shalë të Hades të cilët vite më parë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre duke u vendosur në fshatin Orlloviq.

Haradinaj tha se të premten do t’i dërgojë në Qeveri dy vendime për banorët e Shipitiullës, njëri për shpronësim dhe tjetri për punësimin e nga një anëtari të familjeve të zhvendosura.

Kryeministri kërkoi sqarime edhe nga drejtori i KEK-ut për ndërprerje të energjisë elektrike hiq ma larg se sot.

Arben Gjuka sqaroi se ndërprerjet janë bërë nga operatori tjetër KEDS e që sipas tij është shkaktuar nga moti i keq.

Rifillimin e punës së ekskavatorëve të KEK-ut në Shipitullë tregon se përveq që ka siguri të furnizimit me rrymë por më shumë, siguri kombëtare të vendit për ekonominë dhe bizneset.

Haradinaj në Shipitullë është shoqëruar nga kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi dhe anëtarët e kabinetit të tij.