Aktori tha se dashuria për gruan e tij vetëm po rritet

Aktori tha se dashuria për gruan e tij vetëm po rritet

Michael Douglas, pas 18 vjetësh tregoi sekretin e martesës së lumtur me Catherine Zeta-Jones. Aktori, 74 vjeçar, fitoi çmimin e aktorit më të mirë në seritë televizive, zhanri komedi ose muzikël, në edicionin e 76-të të Golden Globes. Me këtë çmim u shpërblye për rolin e tij në The Kominsky Method.

Gjatë ndarjes së çmimeve, ai rrëfeu për dashurinë e madhe që ka ndaj gruas së tij, Zeta-Jones, 49 vjeçare.

“Ne e festuam përvjetorin e 18-të së fundi”, iu tregoi Douglas reporterëve në dhomën e konferencave, pas fitores, “dhe pavarësisht dashurisë sonë që vetëm po rritet, mendoj që fakti që jemi në të njejtën industri, vërtetë po na ndihmon ne të kuptojmë se çka po ndodh”, tha Douglas dhe shtoi se ishte me të vërtetë i lumtur që ajo ishte prezente në atë ceremoni.

Aktori po ashtu foli edhe për fëmijët e tij me Zeta-Jones, djalin Dylan, 18 vjeçar dhe vajza Carys, 15 vjeçare, shkruan rtv21.tv

“Fakti që u martova me Catherine dhe kishim fëmijë në një kohë kur karriera ime nuk kishte përparuar, më lejoi mua që të shijoi kohën me familjen time”, tha ai dhe përmendi faktin që fëmijët e tij donin të ishin aktorë dhe janë aktorë të mirë.

Aktori përmendi se për realizimin e filmit The Kominsky Method kaloi shumë kohë larg familjes së tij./21Media