Chicago White Sox i dha edhe njëherë mundësinë të luajë për skuadrën me të cilën nisi karrierën

Chicago White Sox i dha edhe njëherë mundësinë të luajë për skuadrën me të cilën nisi karrierën

Historia e Nevest Coleman është nga ato ngjarje rrëqethëse vetëm për t’u menduar dhe jo më për t’u përjetuar.

Lojtari i Chicago White Sox, në futbollin amerikan, u burgos për përdhunim dhe vrasje në vitin 1994, kur ishte vetëm 25 vjeç dhe kaloi plot 23 vjet të jetës së tij në burg.

Në vitin 2016, çështja e tij u rihap, pasi u zbuluan detaje të tjera, ndërsa pas disa ekzaminimeve në laboratorë, ADN-ja provoi se Coleman ishte i pafajshëm.

Ai doli nga burgu në nëntor të 2017-ës, ndërsa në kontaktin e parë me mediat tha “dua të bëj disa hapa pas, të njoh familjen time dhe pastaj të rikthehem sërish në Comiskey Park”.

Ditën e martë, Neves Coleman u rikthye sërish te Chicago White Sox, që i dha edhe njëherë mundësinë të luajë për skuadrën me të cilën nisi karrierën dhe thuri shumë ëndrra, të cilat mbetën në sirtar për shkak të një gabimi të të tjerëve.