Pas 3 orëve efektivi i RENEA-s nxirret nga gremina

Edhe 3 orë rrugë për të shkuar në Shkodër

Një efektiv i forcave RENEA është rrëzuar në zonën e Thethit në Shkodër dhe si pasojë ka lënduar gjymtyrët.

Raportohet se efektivi nuk ishte në detyrë, por ishte me miqtë e tij për alpinizëm kur është rrëzuar në një greminë 150 metra.

Për më shumë se 3 orë efektiv i RENEA-s mbeti i bllokuar në Malin e Zorgjit.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë ndërhyrja nga ajri ishte e pamundur, ndaj drejt zonës shkuan efektivët e FNSH, të cilët arritën që të nxjerrin policin nga gremina.

Mësohet se ai u transportua me barelë në këmbë deri në fshatin Nderlysaj ku ka arritur edhe ambulanca, ndërsa për të shkuar deri në Shkodër i duhet edhe tre ore rrugë.

Gjendja e tij paraqitet e rënduar./oranews

Back to top button