Zaev: Kjo nuk do të thotë zëvendësim për BE dhe NATO

Zaev: Kjo nuk do të thotë zëvendësim për BE dhe NATO

Energjetika, gazifikimi, komunikacioni ajror dhe turizmi do të kenë përfitime nga Rusia. Pas pesë vjetëve, përsëri do të fillojë realizimi i projekteve të përbashkëta mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet me Federatën ruse janë miqësore, por potencialët në pjesën e ekonomisë nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm dhe duhet punuar në këtë segment. Në dialogun e Komisionit ndërqeveritar i cili përsëri fillon me punë, këtë vit është sjellë dinamikë e re. Duhet të kemi sukses. Besoj se do të arrijmë lëvizje serioze”, tha fillimisht Kryeministri Zoran Zaev.

Rusia merr pjesë me vetëm 1,1% në shkëmbimin e përgjithshëm të vendit në periudhën janar – korrik 2019. Zëvendësministri për zhvillim industrial dhe tregtar të Rusisë tha se qeveria e Maqedonisë duhet të krijojë kushte të mira për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik.

“Kjo do të varët prej jush dhe vetëm kështu do të mundeni ta shihni konkurrencën tuaj në treg. Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të rritet partneriteti. Për fate të keq, ne kemi numra të ndryshme për shkëmbimin sipas të cilëve, shkëmbimi po ulet, por, nëse me të vërtetë është rritur për 25% siç thoni ju, ky lajm na gëzon”, deklaroi Aleksej Gruzdev, zv/ ministër për zhvillim industrial.

Sipas zv/kryeministri Koço Angjushev, ekonomia e vendit duhet të jetë e hapur për vendet dhe tregjet e mëdha dhe të realizojë komunikime më intensive me kompanitë ruse.

“Kishim takim bilateral. E hapëm temën se si produktet bujqësore më lehtë të arrijnë në tregun e Rusisë. I ftuam marketet dhe tregtarët nga Rusia të hapin qendra për blerje dhe distribuim këtu. Shpresoj se kjo iniciativë do të japë rezultate”, pohoi Angjushev.

Në forum foli edhe ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski, duke theksuar se kjo është mundësi e shkëlqyeshme për avancimin e bashkëpunimit mes kompanive.

“Rusia është partner i rëndësishëm ekonomik për vendin tonë, veçanërisht në sferën e bujqësisë. Angazhimet janë në drejtim që t’i ruajmë marrëdhëniet e mira por edhe t’i intensifikojmë në ekonominë”, tha Trajan Dimkovski.

Në pyetje të gazetarëve se sa kompanitë e Zaevit eksportojnë në Rusi, ai tha se bëhet fjalë për përqindje të vogël.

“Mendoj se 0,5% nga kompanitë e familjes Zaev eksportojnë në Rusi. Bëhet fjalë për Mamas që mund ta gjeni edhe nëpër dyqanet. Unë shpresoj se shumë produkte maqedonase do t’i shohim në mbarë botën. Ky është një nga produktet e rralla e vendit tonë i cili mund ta gjeni në mbarë botën”, u përgjigj Zaev.

Forumi mbahet në Shkup, në kuadër të sesionit të 9-të të Komisionit ndërqeveritar, i cili nesër do të mbahet në Ohër, ndërsa po aktivizohet pas pauzës prej 5 vjetëve./21Media