Haradinaj: Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve

Haradinaj: Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reguar pas aksidentit të autobusit me udhëtarë nga Kosova në Serbi, ku ka thënë se të lënduarit nga aksidenti janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sapo u informova nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, për aksidentin e autobusit në Serbi, me udhëtarë nga Kosova. Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kursë te tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej kryeministri ka thënë se do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë./21Media

Rrokulliset autobusi me kosovarë në Serbi, kompania jep detaje