Nisma - AKR- PD kaloi pragun zgjedhor

Nisma – AKR- PD kaloi pragun zgjedhor

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, sipas të cilave koalicioni NISMA-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.

Nisma me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas gati dy muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve lexoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit.

“NISMA dhe koalicioni ynë do të jetë në Kuvendin e Kosovës. Deputetët tanë do të jenë si gjithmonë zë i fuqishëm në Kuvend, në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kosovës. I shprehim falënderim dhe mirënjohje mbi 42 mijë votuesve që mbështeten koalicionin tonë në këto zgjedhje”, thuhet në shkrimin e tyre.

6 personat më të votuar të koalicionit, që do të jenë deputetë në legjislaturën e ardhshme janë si vijon: Fatmir Limaj – 25.918 vota Behgjet Pacolli – 10.512 vota Endrit Shala – 6.830 vota Haxhi Shala – 6.634 vota Mirlinda Sopi Krasniqi – 4.085 vota Albulena Balaj Halimaj – 4.022 vota./21Media