Justin dhe Hailey pozojnë për CK

Justin dhe Hailey pozojnë për CK

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber ka kurorëzuar ditë më parë dashurinë e tij me martesë, me bukuroshen Hailey Baldwin.

Çifti i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni private në Montage Palmetto Bluffs, ku festuan me familjarët e tyre si dhe shoqërinë e ngushtë.

Marka “Calvin Klein” ka vendosur që çifti i njohur të pozojë për brendin e tyre pasi ata u martuan, transmeton rtv21.tv.

Justin ka kontratë prej vitesh me markën CK, kështu ata pozuan së bashku në një fotografi “të nxehtë”, vetëm me të brendshme.

Çifti i cili mori pjesë në 50-vjetorit të “Calvin Klein”, janë ndër artistëve të cilët ishin pjesë e kësaj fushate. Aty morën pjesë edhe A $ AP Rocky, Troye Sivan dhe Liu Wen./21Media