Molliqajt ka thënë se Konjufca ka shërbyer në SHIK

Molliqajt ka thënë se Konjufca ka shërbyer në SHIK

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Albulena Haxhiu, i ka kërkuar deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj që të japë dorëheqje nga ky post.

“Pas deklaratës së Fadil Lepajes, i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të jep dorëheqje nga posti i deputetit”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj “Facebook”.

Fadil Lepaja ka mohuar se ka qenë pjesë e ShIK-ut, pas akuzave të Molliqajt se Lepaja e kishte rekrutuar Glauk Konjufcën në SHIK.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj sot gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës kishte thënë se deputeti i VV-së, Glauk Konjuca, ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në vitin 2000 dhe 2001 dhe se rekrutimin e tij e kishte bërë Fadil Lepaja./21Media