Ajo ndërmori këtë veprim!

Ajo ndërmori këtë veprim!

Reperi i njohur amerikan, T.I, kohët e fundit u komentua shumë për një deklaratë që dha në një intervistë. Ai tha se çdo vit e dërgon vajzën e tij te gjinekologu, për ta konfirmuar nëse është e virgjër.

Siç duket kjo deklaratë e babait të saj e shqetësoi shumë atë. Ajo mori një vendim që nuk do t’i pëlqejë të atit, nuk e ndjek më në rrjetet sociale, transmeton rtv21.tv

Pas këtyre deklaratave reagoi ajo, duke e quajtur atë ‘i neveritshëm’, ‘dominues’, e të tjera dhe e largoi atë nga Twitteri dhe Instagrami.

Nuk dihet sigurt se kur ajo e largoi të atin nga rrjetet sociale, megjithatë fansat po aludojnë se kjo ndodhi pas intervistës së tij, e cila mori vëmendje të madhe. Ajo nuk po e ndjek as motrën e saj, Tiny Harris./21Media