Si qëndron raporti mes bilbilave të Mushtishtit?

Si qëndron raporti mes bilbilave të Mushtishtit?

Këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli është deklaruar për herë të parë për raportin mes saj dhe Motrave Mustafa. Në një intervistë, Shyhretja ka deklaruar se Motrat Mustafa kanë shpifur për të dhe se vetëm me një kusht do ta vazhdonte miqësinë me to, vetëm në rast se ato do të kërkonin falje publikisht, transmeton rtv21.tv

Pas deklaratave të saj, ka reaguar Sahidja e motrave Mustafa, e cila në një postim në Instagram ka thënë se Shyhrete Behluli ka zgjedhur gjithçka në favor të vetin dhe se faji mbetet jetim. Në këtë shkrim, Sahidja ka folur edhe për raportin e Shyhretes me Shkurten, duke thënë se tash po e kupton Shkurten se pse ka zgjedhur heshtjen.

“Sa me kenaqesi e tregon nje histori qe e din me mire Shyretja se te gjith ne,nje realitet qe po i dhemb shume. Nje rrug i mbetet, ose me dal me then tverteten qe e pat shume te veshtire, zgjodhi gjithqka ne favor te vetin, sepse askush nuk e pranon fajin. Nje gje me befasoi shume, a i kerkoi falje Shkurte Fejzes qe kjo eshte fajtore. Ata qe shpifin se kan problem me te bo edhe shpifse se e verteta dhemb po eshte e vertete . Tani po e kuptoj Shkurten pse zgjodhi heshtjen,se me njerz te tille me e mire heshtja.”, ka deklaruar ndër tjerash ajo.

Po ashtu, ajo ka akuzuar Shyhreten se nuk e ka thënë të vërtetën.

“Shyretja e kuptoj realitetin dhe kjo e paska vra shume, per kete aryse doli me nje deklarat jo modeste,jo njerzore,edhe shume zhgenjyese. Un e tregova ni gje te vertete sepse nuk di ndryshe. Nuk ka me mire ne kete jete se me pas ndergjegjjen e qet. Sinqeriteti eshte gjeja me çmuar e imja dhe e familjes time andaj kto gjera kalojn e ju meritoni veq keng te mira te zemres..Me urrejtjen qe ajo foli flasin vetem ata qe kan urrejtje mbrenda vetes . As edhe nje gje nuk e tha te vertet ,po jam shume e qet kur e di qe edhe ajo e din cila eshte e verteta.  Tha me kerku falje, un smundem me thon me na kerku falje ajo ,se ne jemi shume te reja kunder moshes te saj. Vetem respekt per moshen qe e ka… E ju miq, e ndajta me ju ket shkrim si e ndajta shume muaj me par kete tem te kesaj kenge qe u prit fal jush shume mire dhe ju falemderojme pa fund.”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

Sa me kenaqesi e tregon nje histori qe e din me mire Shyretja se te gjith ne,nje realitet qe po i dhemb shume. Nje rrug i mbetet, ose me dal me then tverteten qe e pat shume te veshtire, zgjodhi gjithqka ne favor te vetin, sepse askush nuk e pranon fajin… Nje gje me befasoi shume, a i kerkoi falje Shkurte Fejzes qe kjo eshte fajtore. Ata qe shpifin se kan problem me te bo edhe shpifse se e verteta dhemb po eshte e vertete . Tani po e kuptoj Shkurten pse zgjodhi heshtjen,se me njerz te tille me e mire heshtja . Shyretja e kuptoj realitetin dhe kjo e paska vra shume, per kete aryse doli me nje deklarat jo modeste,jo njerzore,edhe shume zhgenjyese. Un e tregova ni gje te vertete sepse nuk di ndryshe. Nuk ka me mire ne kete jete se me pas ndergjegjjen e qet. Sinqeriteti eshte gjeja me çmuar e imja dhe e familjes time andaj kto gjera kalojn e ju meritoni veq keng te mira te zemres..Me urrejtjen qe ajo foli flasin vetem ata qe kan urrejtje mbrenda vetes . As edhe nje gje nuk e tha te vertet ,po jam shume e qet kur e di qe edhe ajo e din cila eshte e verteta. Tha me kerku falje, un smundem me thon me na kerku falje ajo ,se ne jemi shume te reja kunder moshes te saj. Vetem respekt per moshen qe e ka… E ju miq, e ndajta me ju ket shkrim si e ndajta shume muaj me par kete tem te kesaj kenge qe u prit fal jush shume mire dhe ju falemderojme pa fund. Me respekt Sahide Mustafa!

A post shared by Motrat Mustafa (@motratmustafa_official) on

Në anën tjetër, Shyhrete Behluli ka kërkuar nga Motrat Mustafa që t’i kërkojnë falje publikisht, meqë e kanë akuzuar publikisht, e vetëm në këtë rast do të vazhdonte miqësia mes tyre.

“Derisa e akuzon, e njollos kolegen/shoqen, vete je largu. Nuk di çfarë mundet me met shoqnija jonë këtu. Po flas sinqerisht, se muj me thanë që shoqnija jonë vazhdon prapë, por në asnjë mënyrë”, ka thënë Behluli dhe ka shtuar se përndryshe i njeh vetëm si Motrat Mustafa dhe asgjë më shumë.

Shyhrete Behluli projektin për nënën e ka publikuar më 8 mars, ndërsa Motrat Mustafa më 12 prill./21Media