Ahmeti: Kështu nuk festohet Halloween askund

Ahmeti: Kështu nuk festohet Halloween askund

Trafiku Urban” në Prishtinë ka njoftuar se kanë ndërprerë qarkullimin e autobusëve, për të parandaluar dëmtimin e tyre.

“Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam të ndërprehet qarkullimi në ora 21:15, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i autobusëve të ndërmarrjes!”, thuhet në njoftimin e “Trafikut Urban.

Informim për ndërprerje të qarkullimit të autobusëve të NPK “Trafikut Urban” PrishtinëMe keqardhje i informojmë…

Gepostet von Trafiku Urban Prishtinë am Donnerstag, 31. Oktober 2019

Kjo ndërprerje ka ardhur pasi që njëri prej autobusëve urban është dëmtuar nga gjuajtja me ve me rastin e festës së Halloween.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka bërë thirrje që të mos gjuhen makinat.

“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me 🍭 🍬 🍭. Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook ku ka publikuar një fotografi të autobusit të dëmtuar.

Ndërsa zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se rasti është duke u hetuar.

Rreth orës 20: 00 kemi pranuar informatën për dëmtimin e një autobusi , derisa ishte në lëvizje në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet policore të stacionit Jugu janë duke e trajtuar këtë rast.”, bëri të ditur Ahmeti./21Media

Kështu nuk festohet Halloween askund!Festa është e fëmijëve me 🍭 🍬 🍭. Mos gjuani makinat!

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Donnerstag, 31. Oktober 2019