Publikon vendimet e nënshkruara nga Muja

Publikon vendimet e nënshkruara nga Muja

Drejtori për Financa në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pasi është akuzuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Ai u shpreh i pakënaqur duke thënë se nuk po akuzohen ata që i kanë marrë vendimet.

“Por shumë interesant që ai po akuzohet për zbatimin e vendimeve, ndërsa ata që kanë marr vendimet jo”, ka shkruar ai në “Facebook” duke ia bashkangjitur edhe vendimet e nënshkruara nga ish qeverisja PDK-së në Prizren.

Ertan Simitç akuzohet se në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në kohën kur kjo komunë udhëhiqej nga Ramadan Muja i PDK-së, në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit ka lidhur kontratë pa ndonjë procedurë të tenderimit me disa media.

Simitçi vjen nga radhët e Partisë KDTP, e cila është në koalicion qeverisës bashkë me Vetëvendosjen, Nisma-n dhe LDK-në në Prizren./21Media