Detyrën e mori Zhyljen Varfaj

Detyrën e mori Zhyljen Varfaj

Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako postin e saj e zuri Zhyljen Varfaj.

Varfaj mbante postin e zv/kryetarit të qytetit bregdetar prej 12 vitesh.

Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.

Sako, e cila erdhi në detyrë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm.

Ish-kryebashkiakja e Durrësit mori këtë vendim pas deklaratës së saj në media ku tha se duhet të jemi të kënaqur me shifrën prej 50 viktimash nga tërmeti i 26 nëntorit.