Probleme me kyçjen në "Facebook" dhe "Instagram"

Probleme me kyçjen në “Facebook” dhe “Instagram”

Si Facebook-i edhe Instagram-i kanë pasur probleme për minuta të tëra duke pasur shkëputje të herëpasherëshme që nuk lejonin disa përdorues që të hyjnë dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këto rrjete sociale.

Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Facebook-ut tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”.

Edhe përdoruesit e Instagram-it zbuluan se shërbimi i uebit nuk hapej, megjithëse aplikacioni duket se po funksiononte.

Nuk është e qartë nëse dy ndërprerjet ishin të lidhura, edhe pse ato janë të dyja pjesë e rrjetit të gjerë të kompanive të Facebook.