"Bravo djema"

“Bravo djema”

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi fitore në miqësoren ndaj Gjibraltarit me rezultat 1:0.

Edhe në këtë ndeshje, “Dardanët” mbushën tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”. Prezentë në stadium ishin edhe shumë fytyra publike.

Në mesin e tyre, ndeshjen nga stadiumi e përcolli edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo përmes një postimi uroi djelmoshat e Kombëtares, shkruan rtv21.tv

“Një lojë miqësore e një fitore fantastike e Kombëtarës sonë. Bravo djema!”, shkroi mbrëmë Jahjaga, krahas imazhit të publikuar në instagram.

Kosova të hënën do të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme për kualifikimin në Evropianin 2020 kundër Malit të Zi. Kujtojmë që Kosova gjendet në pozitën e tretë të grupit A dhe një fitore e mundshme ndaj Malit të Zi do të rriste shumë gjasat për një kualifikim në kampionatin evropian./21Media