Grimeri tregoi se është gej

Grimeri tregoi se është gej

Mario Dedivanovic ka pranuar çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Awards” të organizuar në “Dolby Theatre”.

Këtë çmim ai e mori nga bashkëpunëtorja e tij, Kim Kardashian. Pas marrjes së çmimit Mario mbajti një fjalim shumë emocionues. Duke kujtuar rrugëtimin e tij që nga fillimet e vështira kur filloi të merret me grim, deri në ditën kur ai bashkë me Kim Kardashian lansuan produkte personale të grimit.

Fjalimi i tij duket se e ka prekur këngëtaren e njohur,  Albërie Hadërgjonaj, e cila përmes një postimi në Instagram tha se mesazhi i Marios ishte më i miri në botë dhe se ndihet krenare me të.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri ne të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai ju bëri juve qenien më të mirë ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Shumë krenare me ty”, ka shkruar ajo.

Pas fjalimit, grimieri shqiptar ka rrëmbyer shumë duartrokitje nga të pranishmit që janë emocionuar nga fjalët e tij. /21Media