Pas flamujve të Amerikës, sheshi mbulohet edhe me flamuj evropianë

Stoliset sheshi me flamuj

Në ditën kur po pritet votimi i ushtrisë së Kosovës, sheshi i Prishtinës është mbushur me flamuj të shteteve mike.

Pak ditë më parë ishin flamujt amerikanë ata që mbizotëronin, por tani në shesh mund të shihen edhe flamujt e shteteve evropiane.

Sheshi kryesor i kryeqytetit, krahas Flamurit të Kosovës është stolisur edhe me flamujt kombëtarë të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë.

Sot në Kuvendin e Kosovës, në orën 10:00, fillon seanca plenare në të cilën procedohen tri ligje që FSK-në e shndërrojnë në Ushtri./21Media

 

Back to top button