Pas grevës së inspektorëve shëndetësor, reagon Ministria

Inspekorët kanë thënë që do të vazhdojnë grevën, Ministria do të shqyrtojë çështjen e tyre

Inspektorati Shendetësor ka mbajtur sot një grevë një orëshe paralajmëruse me kërkesën që inspektorët shëndetësor të trajtohen dhe paguhen me Ligjin e pagave si profesionistë shëndetësor (punonjës publikë) dhe jo si shërbyes civilë.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigjie dhënë portalit rtv21.tv ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Inspektoratin Shëndetësor, që siç ka theksuar, përmes rrugëve institucionale ta adresojë edhe këtë çështje.

Të gjithë inspektorët shëndetësor kanë hyrë në grevë për të kërkuar rritje të pagës mujore. Inspektorët kanë konsideruar se janë kategoria më së paku e paguar në sistemin shëndetësor. Ata kanë thënë se është jo e rregullt, që një inspektor të paguhet me nivel page të njejtë me infermierët.

“Arsyeja e organizimit të grevës është moszbatimi i dispozitave ligjore të cilat mbrojnë insteresin e punëtorëve. Nuk bëhet trajtimi i Inspektorit Shëndetësor me pagë në pajtim me kriteret e konkursit për inspektorë shëndetësor”, është bërë e ditur në reagimin e tyre.

Inspektorët kanë paralajmëruar që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen./21Media

Back to top button