Programi i muajit fillon me datën 17 shtator

Programi i muajit fillon me datën 17 shtator

Pas grevës nëntë ditore të Teatrit Kombëtar të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook TKK-ja ka treguar se i rikthehet shfaqjeve me program të ri sa i përket datave.

TKK njofton se prej ditës së hënë fillon programi i muajit shtator me premierën e shfaqjes “Kopshti i Vishnjeve”, nga Anton Çehov me regji të Ilir Bokshit, pastaj reprizat ipen me datë 18 dhe 19 shtator.

Pastaj repertori vazhdon me shfaqjen “Arturo Ui” në regji të Bekim Lumit, mandej “Kaligula” nga Albert Kamy, duke vazhduar me paraqitje edhe në Festivalin e Teatrove në Tiranë.

Dje, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit u zotua se pagat me rritje do të dalin në muajin nëntor./21Media