“Na mungoi realizimi"

“Na mungoi realizimi”

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka deklaruar se paraqitja ndaj Anglisë ishte ndër më të mirat për ekipin e Kosovës.

Rrahmani ka thënë po ashtu se motivimi ishte në nivel, falë ambientit që mbizotronte në stadium.

“Na mungoi realizimi, pasimi i fundit dhe gjuajtja. Rezultati nuk ishte i drejtë”, ka thënë Rrahmani.

Kapiteni ka theksuar se Kombëtares deri në muajin mars i mbetet t’i përmisoj disa gabime të vogla.

Na mbetet që deri në mars t’i përmirësojmë disa gabime të vogla. Luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë dhe motivimi nuk ka munguar”, ka shtuar Rrahmani. /21Media