Fero fillon rrugën e re në skenën muzikore

Fero fillon rrugën e re në skenën muzikore

Rep-artisti i mirënjohur, Fero, para disa ditëve ka përfunduar kontratën me labelin “On Records” dhe tash e tutje do të vazhdojë si artist i pavarur, shkruan rtv21.tv

Pas largimit nga “On Records”, Fero përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka treguar se ka hapur kanal të ri në YouTube.

“Kanali jem i ri zyrtar në Youtube Channel, e keni linkun nbio që ju dërgon direkt e nchannel boni sa ma shumë subscribes se 2 🔥🔥 jon tu ardh”, ka shkruar Fero.

Megjithatë, Fero nuk është i vetmi që është larguar nga ky label. Edhe këngëtarja e mirënjohur, Kida, reperët Mozzik dhe Getinjo, njëjtë edhe këngëtarja Baby G u larguan nga ky label. Megjithatë këta tre të fundit nuk i kanë ndarë rrugët mirë me “On Records”.

Ndryshe, “Ride or Die” është projekti i fundit muzikor që reperi ka publikuar. Kënga është publikuar më 9 qershor dhe deri tani numëron mbi tetë milionë klikime në Youtube./21Media