Kur u zgjua nga gjumi reperi kuptoi një lajm të keq

Kur u zgjua nga gjumi reperi kuptoi një lajm të keq

Ka disa ditë që reperi Mozzik është larguar nga labeli “On Records”. Ndonëse nuk tregoi qartazi arsyet e tij, lajmi bëri bujë dhe pat edhe reagime nga ish menagjmenti.

Por, jo vetëm me kaq, pas largimit nga labeli reperit i doli edhe një problem, mirëpo kësaj radhe me rrjete sociale, shkruan rtv21.tv

Reperi tregoi se dikush i ka hakuar Instagram-in, duke u kërkuar falje atyre që kanë marr ndonjë sms negativ.

“Prej gjumit u qova mora vesh qe ma paskan hack s’pe di kush ! M’falni t’dashur njerëz nëse keni marr sms ose diçka tjeter… #MOZZIK”, ka shkruar reperi sipër fotografisë së publikuar./21Media