Kida paralajmëron diçka të re

Kida paralajmëron diçka të re

Largimi i dy reperëve, Mozzik dhe Getinjo nga kompania e njohur On Records ka bërë bujë të madhe sot në mediat rozë, nuk munguan as replikat mes reperëve dhe menaxherit, Met Elshani.

Megjithatë, puna për anëtarët e tjerë të kësaj kompanie po vazhdon dhe është këngëtarja e mirënjohur, Kida ajo që përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar projektin e radhës.

“Për të gjithë fansat e mi të dashur, këngë e re vjen shumë shpejt”- ka shkruar Kida sipër fotos, ku shfaqet në studio muzikore me kitare në dorë.

Kida nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti.

Ndryshe, kujtojmë se “Kce” është kënga e fundit nga Kida e publikuar dy javë më parë. Kjo këngë ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media

To all my lovely fans , New song coming very soon ☺️✨ !! @zzapnchriss

A post shared by KIDA (@kida) on