Adelina më në formë se kurrë

Adelina më në formë se kurrë

Këngëtarja  Adelina Tahiri është  një ndër emrat e njohur të estradës shqiptare, e cila është përfolur mjaft që nga lidhja me biznesmenin maqedonas Serjozha Markov, martesa e deri te lindja e djalit.

Duke qenë se ka një numër të madh të fansave, këngëtarja po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, ani pse tanimë është bërë nënë, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, Adelina për 356 mijë ndjekësit e saj në instagram ka hedhur disa imazhe, në të cilat duket mjaft bukur si në grim dhe flokë ashtu edhe në linja.

Me flokë të lëshuara dhe të kthyera nga fundi dhe e veshur në të zeza, këngëtarja thjesht shkëlqen në imazhet e fundit të hedhura në instagram.  “Thnx u my love @armendramadani”, ka shkruar Adelina krahas imazhit bumerang që ka hedhur në instagram

Ndryshe, Adelina u martua me biznesmenin maqedonas, Serjozha Markovin në fund të vitit të kaluar, me të cilin ka edhe djalin, që e kanë quajtur, Jon./21Media