Diellza tregoi se i ka hyrë punës për t’i kthyer format siç i ka pasur

Diellza tregoi se i ka hyrë punës për t’i kthyer format siç i ka pasur

Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci në muajin prill për herë të parë u bë nënë.

Ajo dhe basketbollisti Fisnik Rugova u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Helena.

Me ardhjen në jetë të Helenës, modelja u përkushtua maksimalisht për rritjen e saj dhe familjen, megjithatë shihet që nuk e ka lënë vetën pas dore.

Gjatë ditës së sotme, modelja në Facebook ka publikuar një fotografi ku shfaqet nga palestra.

Me këtë Diellza tregoi se i ka hyrë punës për t’i kthyer format, siç i ka pasur. Ani pse është për tu habitur me fizikun e saj që duket perfekt.

Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele atë e kemi parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”. Përveç këtyre, Diellza për vitin e katërt me radhë organizoi evenimentin tashmë tradicional, “Ballo shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën./21Media