Kosnett thotë seancat dëgjimore duhet të mbahen në kohën e duhur

Kosnett thotë seancat dëgjimore duhet të mbahen në kohën e duhur

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar rreth lirimit të Sami Lushtakut nga akuzat.

Ai ka thënë se gjykata duhet të mbajë seancat në kohën e duhur e mos t’i lë lëndët që të skadojnë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vie në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Me 20 maj të këtij viti,  trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi,  Beqir Kalludra e ka liruar nga të gjitha akuzat Sami Lushtakun në rastin e njohur si KEK. Së bashku me të janë liruar edhe pesë të akuzuarit e tjerë përfshirë ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, , Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku./21Media