Artisti me një dedikim për bashkëshorten

Artisti me një dedikim për bashkëshorten

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Erik Lloshi, para disa ditësh u martua me Rominën. Në këtë dasmë madhështore, të ftuar ishin familjarët, miqtë, e kolegët e artistit të mirënjohur shqiptar. Gjatë vallëzimit me të dashurën, këngëtari këndoi disa hite muzikore.

Pas dasmës, ai i bëri gruas një dedikim të veçantë dhe këtë e bëri të ditur përmes një storie në Instagram, transmeton rtv21.tv

“Sonte në maratone e kenges per te kenduar kengen pengi i dashnise qe i kushtohet bashkeshortes time dhe shume shpejt del dhe video e kenges”, ishte storia e artistit shqiptar.

Miqtë e artistit publikuan disa momente nga dasma, ku shihej se ata maksimalisht po e shijonin atmosferën./21Media