Koment epik!

Loading...

Koment epik!

Ka kohë që Era ka paralajmëruar projektin e saj muzikor “Selfish”, i cili do të publikohet së shpejti. Këtë projekt Era do ta sjellë në bashkëpunim me Dj e njohur grek, Dimitri Vegas, shkruan rtv21.tv

Për xhirimet e klipit Era ka qëndruar në Los Angelos, e atë e kemi parë përkrah emrave të njohur si Dj Diplo, me të cilin ka publikuar foto.

Së fundi në një fotografi që Era e ka publikuar vetë, ku duket mjaft atraktive, Dj Diplo i ka dhënë një koment epik.

Në këtë postim Era ka shkruar ‘Ndaju me të dashurën, sepse jam mërzitur’, e Dj Diplo i ka thënë se “do të divorcohem për ty “, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Breakup with ur girlfriend Im bored

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Ndryshe, Era ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim tjetër, kësaj here me motrën e saj, Nora Istrefin. Në këtë bashkëpunim nuk do të jenë vetëm motrat Istrefi, por edhe artisti i njohur, Cladyee, i cili pak nga kjo këngë ka zbuluar përmes një videoje të postuar në Instagram./21Media