Hoti ka përmendur edhe disa vendime të kundërligjshme që sipas tij i ka marrë qeveria

Hoti ka përmendur edhe disa vendime të kundërligjshme që sipas tij i ka marrë qeveria

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë, Hoti ka thënë se kjo mbledhje dëshmon edhe njëherë mungesën e kompetencës së kryeministrit.

“Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje dhe mega qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësministra e qindra këshilltarë.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje ka përmendur edhe disa vendime , sipas tij të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese të cilat i ka marrë qeveria në largim.

“Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese:
– falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,
– ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,
– urdhërimi i prokurorit si të veprojë në një rast hetimor,
– shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,
– shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
– vendimi, e më vonë tërhqeja, për shpronësim të një objekti privat,
– dhënja e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.
Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë.”, ka përfunduar Hoti.

Në anën tjetër, sot kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë nuk ka diskutuar për pikat që ishin në rend dite,  por ka thënë se e sheh të arsyeshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të dhënë një interpretim se sa kanë drejtë të vendosin si Qeveri në dorëheqje. /21Media