Pas miratimit të rezolutës për dialogun, reagon Avdullah Hoti

Hoti: Nuk ka proces në Kosovë që mund të zhvillohet pa LDK-në

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se pavarësisht votimit të rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë, askush nuk mund të i shmanget Kushtetutës. Tutje ai ka thënë se nuk ka proces që mund të zhvillohet pa LDK-në, shkruan rtv21.tv.

“Ta kemi të qartë se asnjë votim në Kuvend nuk mund të shmang Kushtetutën. Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta. Ndërkaq, ekip negociator është vetëm Qeveria legjitime.
Kosova nuk mund të përfaqësohet në këtë proces të rëndësishëm me kuazi ekipe dialoguese, nga partia e shtatë apo e tetë në Kuvend dhe nga ata që kanë mandate të huaja.
LDK do ta mbrojë interesin e Kosovës. Nuk ka proces në Kosovë që mund të zhvillohet pa LDK-në, partinë me mbështetjen me të madhe në vend. Të mos mashtrohet askush.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sot, Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën e propozuar nga PSD-ja mbi procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Rezoluta ka kaluar me vota 59 pro dhe 2 abstenime nga 61 deputetë sa votuan. Deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes në shenjë të kundërshtimit të kësaj rezolute.

Para votimit të rezolutës Hoti përmes një statusi në Facebook, ka deklaruar se çdo format tjetër për dialogun përveç tri pikave që ka prezantuar ai është i dëmshëm për Kosovën./21Media

Back to top button