Çka po ndodhë mes Kylie Jenner e Drake?

Çka po ndodhë mes Kylie Jenner e Drake?

Miliarderja më e re në moshë, Kylie Jenner ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së 33-të të reperit Drake, më 23 tetor dhe dukej se po flirtonin. Kjo u raportua vetëm disa javë pasi Kylie përfundoi lidhjen me Travis Scott.

28-vjçari, Travis Scott, mbase nuk do të ndjehej mirë për një lidhje të mundshme mes ish-partneres, Kylie Jenner, 22-vjeçare dhe mikut të saj, Drake, 33-vjeçar.

“Ai do të ndihej i tradhëtuar nëse Drake do të fillonte lidhjen me Kylie, ndonëse ishte gjithçka romantike”, një burim i tha ekskluzivisht Hollywood Life, transmeton rtv21.tv

E gjithë kjo dramë filloi me pjesëmarrjen e miliarderes në festën e Drake në Los Angeles. Ani pse ata njihen qe sa kohë, duket se po flirtonin.

“Travis e konsideron atë mik të mirë. I pëlqen të bashkëpunojë dhe të performojë me të. Ai beson se ata vetëm u argëtuan dhe se njerëzit ekzagjeruan kur thanë se ka lidhje të mundshme mes tyre.”, i tha po ky burim Hollywood Life.

Edhe pse Travis dhe Kylie nuk e konfirmuan se pse i ndanë rrugët, sipas raportimeve thuhet se ata po jetonin stile të ndryshme jetese. Ai vazhdimisht ishte rrugëve për ta promovuar albumin e tij të fundit, derisa Kylie ishte në LA, duke u marrë me biznesin e saj dhe me fëmijën Stormi. Sipas burimeve, Kylie shpresonte se Travis do ta ketë prioritet familjen – por karriera e tij ia pamundësoi këtë, përcjellë rtv21.tv

Kylie lindi vajzën Stormi më 1 shkurt 2018 dhe disa ditë më vonë, konfirmoi që foshnja do të merrte mbiemrin e Travisit, Webster./21Media