Mozzik me mesazh

Mozzik me mesazh

Ndikimi i jetës private në atë profesionale ndikon shumë te çdo artistë. Edhe Mozzik së fundmi ka kaluar në një periudhë të vështirë të jetës së tij, duke u ndarë me gruan e tij, Loredanën.

Pas konfirmimit të Loredanës se ata do të kenë një pushim si në jetën private ashtu edhe në biznes, tani edhe Mozzik vjen me një mesazh, shkruan rtv21.tv.

Ndoshta nuk di gjithçka, por e di që Zoti nuk ka Instagram, por prapë më ndjek kudo”, ka shkruar Mozzik në gjuhën gjermane.

Loredana po ashtu bëri të ditur se në turneun BONNIE & CLYDE do të performojë e vetme.


Ndryshe, më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, Hanës./21Media