Çka ka të re nga Mozzik?!

Çka ka të re nga Mozzik?!

Reperi i njohur ferizajas, Mozzik së fundi përjetoi momente të vështira. Ai dhe ish-partnerja e tij, Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre, ani pse janë prindër të një vajze me emrin Hana.

Megjithatë, edhe pse kaluan në këtë etapë të hidhur, nuk po ka ndikim në jetën e tyre profesionale. Si Mozzik, ashtu edhe Loredana po vazhdojnë të jenë të angazhuar me projekte të reja dhe me koncerte të shumta.

Rep-artisti së fundi pozoi përkrah modeles së mirënjohur së Malit të Zi, Ljubica Medenica. Siç duket, bukuroshja do të jetë pjesë e klipit më të ri të 24-vjeçarit, transmeton rtv21.tv

Ndërsa më parë publikoi edhe një storie tjetër duke bërë të ditur se së shpejti do të publikojë projektin e ri, i cili do të titullohet “Dhelpër Dinake”.

“Eiskalt” mban titullin projekti paraprak i tij, që e ka sjellë në bashkëpunim me ish-partneren e tij, Loredana. Ky projekt numëron mbi 30 milionë klikime./21Media