Postimi i Isaac Carew ngjalli reagime

Postimi i Isaac Carew ngjalli reagime

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa muajin qershor i dha fund  lidhjes së saj me Isaac Carew.

Vetëm pak javë pasi ajo u nda nga Isaac Carew,  Dua ka filluar një lidhje të re me Anwar Hadid.

Duket se Carew ndarjen e ka përjetuar rëndë dhe këtë mundohet ta tregojë me anë të postimeve të bëra në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Ai së fundmi në  twitter ka bërë një postim me të cilin ngjallë reagime.

Supozoj se fama dhe paraja janë faktor të mëdhenj“, ka shkruar Isaac në Twitter.

Kujtojmë se Isaac Carew ishte në Kosovë bashkë me Duan kur ajo ka mbajtur dy koncertet e saj në Prishtinë./21Media