Rihanna e lumtur në koncert

Rihanna e lumtur në koncert

Ditë më parë në media u raportua për ndarjen e këngëtares nga Barbados, Rihanna me miliarderin Hassan Jameel.

Mirëpo, duket se këngëtarja nuk po e vuan aspak ndarjen pas tre vjetësh në lidhje. Ajo u fotografua përkrah reperit A$AP Rocky, në prapaskenë të koncertit “Yams Day Benefit 2020”.

Rihanna dhe Rocky kanë ngjallur thashetheme romantike disa herë përgjatë viteve.

Ata e treguan shumë mirë raportin e tyre në videoklipin e këngës “Fashion Killa”, teksa që nga aty ndezën thashethemet për një lidhje të mundshme. Artistët përsëri u komentuan në vitin 2018 dhe këtë dhjetor të kaluar, kur Rihanna ishte e pranishme në koncertin e Rocky në Suedi.

Kujtojmë se videolipi i “Fashion Killa” ka arritur të klikohet mbi 60 milionë herë në kanalin e reperit në YouTube./21Media