Nora pozon në bikini

Nora pozon në bikini

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi po shijon pushimet verore në Turqi,  bashkë me vajzën e Renee, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, ku tregohet shumë aktive, Nora ka rrëmbyer vëmendjen me fotografitë e fundit që ka publikuar.

Nora ka pozuar në bikini të kuqe, duke vënë në pah format trupore.

Kohëve të fundit, Nora është një ndër personazhet më të komentuara, kjo pas ndarjes nga bashkëshortin i saj, këngëtari i mirënjohur, Robert Berisha. Lajmin e bëri të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Instagram. Por, nga ana e Norës nuk pati ndonjë reagim.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./21Media