Violeta shkëlqen në fusanin e zi

Violeta shkëlqen në fusanin e zi

Janë bërë vite të tëra që Violeta Kukaj është pjesë e skenës muzikore dhe ende vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut.

Talenti për muzikën, paraqitjet elegante në skenë dhe ëmbëlsia e saj janë vetëm disa virtyte për të cilat komplimentohet këngëtarja.

Pas disa viteve larg skenës dhe vëmendjes së publikut, Violeta tashmë ka filluar të ambientohet në rrjetet sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi të saja, shkruan rtv21.tv

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me një fustan të gjatë solemn. Pas ndërhyrjes në hundë, Violeta duket si një çikë e re edhe pse ka arritur të 50-tat./21Media