Pas ngjarjes në Istog, reagon Banka Qendrore

“Ai dha jetën e tij për të mbrojtur lirinë e gjithë qytetarëve të Kosovës”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës kanë shprehur ngushëllime për vrasjen e policit Izet Demaj sot në Istog, duke e cilësuar atë si hero.

“Ai dha jetën e tij për të mbrojtur lirinë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të drejtën e tyre për të jetuar dhe vepruar të qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës dënojnë fuqishëm veprimet e tilla kriminale nga ana e grupeve të armatosura kriminale, të cilët janë duke terrorizuar Kosovën me sulmet të vazhdueshme, të cilat janë bërë dukuri e shëmtuar në vitet e fundit dhe njëherit shpreh mbështetje për institucionet e sigurisë për të rritur kapacitetet dhe angazhimet në parandalimin e këtyre incidenteve.”, thuhet në mesazhin e Bankës Qendrore.

Polici Izet Demaj u vra sot në detyrë, teska po intervenonte bashkë me kolegët në një rast grabitje në filialin e banës NLB në Istog. Grabitësi i cili po ashtu është vrarë ka shkrepur me armë drejt policisë ku është plagosur rëndë Demaj, ai nuk ka mundur të iu përballojë plagëve të marra dhe ka vdekur./21Media

Back to top button